Presidenti i ri i Palamentit Evropian, David Sassoli, i kërkon Mqedonisë së Veriut të mos humbë shpresat për t’iu bashkuar BE-së.
“E ardhmja është në tonën dhe në dorën tuaj, le të mos e humbim shpresën sepse Bashkimi Evropian ka nevojë të punojë së bashku me Maqedoninë e Veriut për të bërë çmos që të jemi anëtar dhe të marrim pjesë në ndërtimin e një Evrope të re”, kështu tha David Sassoli gjatë vizitës së tij në Shkup.
Ai tha se, për Parlamentin Evropian dhe për Komisionin Evropian, Maqedonia e Veriut është gati të fillojë negociatat e pranimit dhe shprehu shpresë se ato pak shtete anëtare që kishin rezerva për këtë çështje do të arrijnë të tejkalojnë dyshimet e tyre, siç raporton PlusInfo.
“Ne kemi një fat të përbashkët dhe një bllokadë e vogël nuk është e mjaftueshme për të ndaluar vëmendjen tonë ndaj jush, qëllimi i së cilës është që Maqedonia Veriore të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian. Është një zhgënjim, por duhet të kemi besim dhe shpresë të madhe”– tha Sassoli.
Sassoli u takua me Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, dhe zyrtarë të tjerë të qeverisë. Ai tha se Maqedonia e Veriut duhet ta shfrytëzojë këtë periudhë për të vazhduar reformat dhe për të mos lejuar bllokimin e tyre.
Presidenti i ri i Parlamentit Europian, pritet të vizitojë Shqipërinë në muajin dhjetor.