Vendosni fjalën kyçe....

Sherri në “Qytet Studenti” – Dekani Dhori Kule jep detajet: Dy djem u futën në klasë dhe pse s’ishin studentë


Një ditë pas sherrit që ndodhi në Qytet Studenti, ku disa studentë të Fakultetit Ekonomik mbetën të plagosur, ka reaguar dekani Dhori Kule.

Dekani tha se përplasja ka ndodhur pasi ka mbaruar mësimi, por ka pranuar  se konflikti ka nisur në orën e mësimit.

Ai i kërkoi policinë që të zbardhë ngjarjen dhe personat që kanë dhunuar studentët të përgjigjen përpara ligjit.

 “Pasdite dje gjatë zhvillimet të mësimit, një pegdagoge e fakultetit tonë më ka sqaruar se janë futur në leksion dy djem që nuk kanë qenë pjesë e klasës dhe janë ulur në fund të klasës. Këtë dy djem grindeshin me njërin nga djemtë e grupit dhe vetë grupi i studentëve i kanë kërkuan pedagoges që të nxirren jashtë.Pasi kanë mbaruar mësimin në ambiente jashtme të godinës ka ndodhur një grindje.Ne si dekanat kemi marrë masat në mënyrë që të sigurohemi që përmes policisë, që studentët të mos guxojë kush t’i godasë, brenda ambienteve jo e jo, por as jashtë në qytetin studenti. Ata që kanë guxuar të godasin studentët tanë duhet të përgjigjem patjetër para ligjit.

Në ambientin kur ka ndodhur ngjarja është policia e qytetit studentit. Kudo ka roje në ambientet e brendshme, në ambiente e tjera janë me polici private. Ata nuk i ka dërguar kush aty. Vetë studentët nuk i kanë pranuar. Pedagogia iu ka thënë ju nuk jeni studentë këtu dhe vetë grupi nuk i ka pranuar të vazhdojnë mësimin dhe grupi i ka nxjerrë jashtë dhe pasi ka mbaruar mësimi ka ndodhur ngjarja. Më thonë se kanë qenë më shumë se dy veta. Studentët janë trajtuar te Trauma. Dua t’u sigurojë studentëve që mos t’i shkojë mendja askujt t’i dhunojë ata”-tha Kule.

Nga sherri i djeshëm, mbetën të lënduar tre studentë të Fakultetit Ekonomik, të cilët u dërguan në spitalin e Traumës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *