Vendosni fjalën kyçe....

Shqipëria hesht, në Itali bëjnë çmos për Alvin Berishën – Gjesti prekës në fasadën e ‘Palazzo Pirelli’ (FOTO)


Ndërkohë që në Shqipëri qeveria kërkon të punojë në fshehtësi dhe i bën thirrje medieve të mos shkruajnë më për Alvin Berishën, në Itali po ndodh e kundërta.

Siç shkruan “Repubblica”, “disa ditë pas vrasjes së udhëheqësit të ISIS-it Abu Bakr al Bagadi, ‘i vdekur si qen’ siç tha Donald Trump dhe disa orë pas njoftimit të Turqisë për arrestimin e motrës së tij Rasmiya Awad, në Milano ka nisur një garë solidariteti për lirimin e një fëmije. Emri i tij është Alvin Berisha. Ai është rreth dhjetë vjeç, dhe është plagosur në këmbë. Për një kohë të gjatë ai ka qënë i braktisur në kampin sirian të Al-Hol, ku dhjetëra-mijëra fëmijë kanë mbijetuar në kushte të vështira, të cilët kanë parë mizori të paimagjinueshme. Ata kanë qënë viktima të abuzimeve të të gjitha llojeve.”

Për të shpëtuar Alvinin, drejtuesit e rajonit të Lombardisë i kanë kërkuar qeverisë italiane që t’i japin nënshtetësinë vogëlushit shqiptar dhe ai të tërhiqet nga territori sirian.

Si formë solidarizimin me Alvinin, ata kanë ndezur dritat e njërës prej kullave më të larta të zonës, ku kanë shkruar mesazhin “Free Alvin”, që në shqip përkthehet “Lirojeni Alvinin”.

Shkrimi do të qëndrojë për dy ditë rresht, në fasadën e ‘Palazzo Pirelli’.

Propozimi për këtë gjest, u parashtrua nga drejtuesi i Forza Italia, Gianluca Comazzi dhe gjeti konsensusin dhe miratimin unanimisht të Byrosë së Këshillit Rajonal të Lombardisë, kryesuar nga Alessandro Fermi.

Sipas UNICEF, ka pothuajse 28 mijë fëmijë nga mbi 60 vende të botës të bllokuar në veri-lindje të Sirisë, nga të cilët rreth 20 mijë fëmijë janë irakenë. 80 përqind e 28 mijë fëmijëve janë nën moshën 12 vjeç  dhe 50 përqind më pak se pesë vjeç.

Henrietta Fore, drejtore e përgjithshme e UNICEF thotë se ” është e nevojshme që qeveritë të marrin urgjentisht fëmijë nga vendet e tyre, të cilët janë të bllokuar në Siri  para se të jetë tepër vonë”.

Ajo thotë se ata duhet të kthehen në shtëpitë e tyre bashkë me prindërit dhe të marrin kujdes shëndetësor.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *