Vendosni fjalën kyçe....

“Vilë te oligarku”, Basha reagon nga Korça: Gënjeshtra të Ramës për të larguar vëmendjen nga skandalet


Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar nga Korça për lajmin se ka blerë vilë në një nga lagjet të ndërtuara nga “oligarku” i anatemuar nga kryedemokrati.

Basha i ka quajtur këto lajme gënjeshtra të kundërshtarit të tij politik Rama për të larguar vëmendjen nga dështimet dhe skandalet.

Nuk ka gënjeshtër që mund të më heqë nga detyra ime. Gënjeshtrat kundër meje dhe familjes time janë një përpjekje cinike e Edi Ramës për të hequr vëmendjen nga lista e gjatë e dështimeve dhe e skandaleve të tij. Prandaj, nuk bëhem pjesë e kësaj loje. Por siç e shikoni, jam në një tur takimesh me rininë, me qytetarët për të diskutuar të vërtetën e hidhur jo gënjeshtrat e qeverisë dhe mbi të gjitha për të diskutuar rrugët e daljes, zgjidhjes nga kjo krizë”- deklaroi Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *