Vendosni fjalën kyçe....

Vritet brenda shtëpisë në Kongo gazetari i fushatës kundër Ebolas


Një gazetar është vrarë në shtëpinë e tij në Kongo. ‘BBC’ raporton se Papy Mumbere Mahamba u sulmua brenda banesës së tij nga persona ende të paidentifikuar, duke cituar burime të ushtrisë Kongos.

Gazetari që banonte në Lwemba kishte raportuar rreth virusit Ebola dhe po përpiqej të ndërgjegjësonte qytetarët kohët e fundit.

Sulmuesit plagosën bashkëshorten e tij ndërsa i vunë flakën banesës, vijon lajmi. Kongo është prekur nga epidemia e dytë më e keqe e Ebolas dhe shumë persona që punojnë për ndalimin e tij janë vënë nën shënjestër.

Sipas BBC-së, gjatë vitit të kaluar ka pasur dhjetëra sulme ndaj qendrave shëndetësore dhe ndaj njerëzve që punojnë për të ndaluar epideminë.

Dhuna mendohet se nxitet nga persona të cilët nuk besojnë se virusi është i vërtetë. Disa nga këshillat e mjekëve bëjnë thirrje për varrosje të sigurta dhe kjo bie ndesh me ritet tradicionale në vend.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *