Vendosni fjalën kyçe....

3.4 milionë eurot e kapura në “Toyota Yaris”, lihen në “arrest shtëpie” të akuzuarit


Gjykata e Krimeve të Rënda ka ndryshuar masën e sigurisë për katër personat e ndaluar për çështjen e sasisë prej 3.4 milionë eurosh që u kapën në dy makina ‘Toyota Yaris’ duke i liruar nga burgu.

Të arrestuarit janë lënë në ‘arrest shtëpie’ për shkak të përfundimit të afateve të paraburgimit. Pas kapjes së sasisë së lartpërmendur të eurove, u ndaluan Edi Lika, i biri Klevi Lika, shoferi Agim Çekaj dhe biznesmeni Alban Mollaymeri.

Prokuroria e Krimeve të Rënda i mbylli në shtator hetimet për çështjen në fjalë dhe ndaj 3 personave, Edi Likës, Çekajt e Mollaymerit u ngrit akuza e pastrimit të parave.

Pas kësaj lëvizjeje të prokurorisë, Gjykata e Krimeve të Rënda, e ktheu sërish për hetim dosjen pasi sipas saj hetimet kishin qenë të mangëta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *