Granit Xhaka nuk do të jetë më kapiten i Arsenalit. Nëse Xhaka mendonte se gjesti i tij kundër tifozëve në ndeshjen kundër Crystal Palace më 27 tetor, do të kalonte pa ndëshkuar, e ka patur gabim.
Trajneri Unai Emery e ka konfirmuar lajmin për mediat duke thënë: “Kam pasur një takim me të dhe i thashë që ai nuk është më kapiten. Ai e pranoi vendimin tim.”
Xhaka, i cili nuk ka luajtur që nga 27 tetori, është lënë jashtë skuadrës së Arsenalit për ndeshjen e tyre kundër Vitoria Guimaraes qëmbahet të mërkurën. Shiritin e kapitenit në vazhdim raportohet se do ta mbajë sulmuesi, Aubameyang.