Vendosni fjalën kyçe....

“IKMT të largohet, shtëpitë do i mbrojmë me çdo mjet” – Banorët e Unazës së Re thirrje urgjente


Banorët e Unazës së Re janë mbledhur paraditen e sotme pas mbërritjes në zonë të inspektorëve të IKMT-së.

Ata u kanë bërë thirrje edhe banorëve të tjerë që të mblidhen për të mbrojtur banesat e tyre nga prishja.

Inspektorët e IKMT-së janë shoqëruar nga forca policie ndërsa nuk dihet ende se çfarë po ndodh në zonë.

‘Banorët kanë deklaruar se do e mbrojnë me gjak pronën e tyre ndërsa i kanë bërë thirrje prokurorisë që të mos lejojë gjakderdhjet në vend. Projekti i Unazës së Re është ende nën hetim. Këta nuk tërhiqen se duan të vjedhin miliona kurse ne nuk tërhiqemi sepse kemi shtëpitë tona që i kemi me djersë. Do i mbrojmë me të gjitha mjetet.’ – thonë ata për mediat.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *