Vendosni fjalën kyçe....

Ish-drejtuesi i Lartë i Policisë: Më kanë kërcënuar me jetë, kanë kaluar 10 ditë e shteti s’ka bërë asgjë


Ish-drejtori i Policisë Mithat Havari, ka deklaruar mbrëmjen e kaluar se është kërcënuar me jetë. Ndërsa ishte i ftuar në studion e “Report TV”, Havari tha se është kërcënuar që prej datës 23 tetor por shteti nuk ka bërë asnjë gjë për të ndaluar kërcënuesin, pavarësisht se ai e kishte identifikuar.

Sipas Havarit policia sot është inekzistente dhe nëse do të ndodhte Ramës, i gjithë shteti do ishte ngritur në këmbë. Por ish-zyrtarët e lartë të shtetit sipas tij janë lënë në mes të rrugëve.

“Më jepet mundësia të bëj një denoncim. Shumë zyrtarë shteti janë sot rrugëve. Kanë punuar me devocion dhe me nder për të vendosur rendin publik, apo edhe prokurorë e gjykatë. Më datë 23 të këtij muaji,unë tani jam qytetar i thjeshtë, i pambrojtur e i paarmatosur, aty tek lagjia jam kërcënuar rëndë nga një kriminel, Sajmir Molli, që banon diku aty, më terrorizoi në rrugë. Kishte marrë përsipër porosi nga një kriminel. “Ti e di nga kush e kam porosinë”, se denoncova publikisht dikë në TV. Diçka kam përmendur emrin e kriminelit dhe ai më tha që ti e di nga kush e kam porosinë. Kam bërë kallëzim në Komisariatin nr 1, kam marrë Ardi Veliun i cili ishte jashtë shtetit, por u tregua disponibël.

Ka kaluar 10 ditë, shoh një lloj hezitimi, një polici inekzistente. Unë kam qenë zyrtar i lartë i policisë së shtetit. S’kemi ngelur sot rrugëve që të terrorizojnë fundërrinat shqiptare. Se po të ishte kërcënuar Rama shteti me siguri do ishte ngritur në këmbë. Edi Rama nuk ka personalitet më shumë se unë, s’ka dhënë kontribut për Shqipërinë më shumë se unë. Ai mund të shohë veten me Merkelin, unë me veten time aty ku jam. U bë 10 ditë sot, dhe para dy ditësh e poashë në kafe në mes të Tiranës. S’i ka hyrë gjë në këmbë. Atë ditë që më ka kërcënuar, ka kërcënuar dhe një polic.

Situata që kalova ishte shumë e rëndë. Nuk mund të heshtja.”, tha Havari.

Ai i bëri thirrje edhe ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, që të thërriste strukturat lidhur me këtë çështje: “E bëj këtë gjë publike për të vënë në dijeni Sandër Lleshin, të thërasë urgjent strukturat. Se s’jam koti. Se kam punuar me nder dhe me dinjitet për këtë shtet, duke mos prekur as pronën private, vetëm jam ushqyer me rrogën time, e kam ushqyer familjen time. “


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *