Vendosni fjalën kyçe....

Kisha Katolike Romake hap hetimet për shtatzëninë e dy murgeshave në Siçili


Kisha Katolike Romake po heton se si dy murgesha në misione të veçanta bamirësie mbetën shtatzënë.

Dy gratë, njëra prej të cilave ishte nënë eprore ishin nga dy urdhëra të ndryshëm në Siçili. Të dy murgeshat janë me origjinë afrikane dhe ishin dërguar në kontinentin e tyre si pjesë e misionit të tyre bamirës dhe u kthyen në Siçili shtatzënë.

Njëra nga murgeshat, e moshës 34-vjeçare e cila punonte në një manastir në Nebrodi, zbuloi se ishte shtatzënë pas ankesave për dhimbje në stomak.

Murgesha tjetër me origjinë nga Madagaskari, e cila ishte nënë eprore gjithashtu zbuloi se ishte shtatzënë.

Ajo la urdhrin të kthehej në vendin e saj, thuhet në raport. Murgesha tjetër gjithashtu pritet të lërë urdhrin për të rritur fëmijën e saj.

Një zyrtar i kishës i tha “The Sun” se një hetim po niste për shkeljen e “rregullave të rrepta të dëlirësisë”.

“Ka filluar një hetim. Të dyja shkelën rregullat e rrepta të dëlirësisë por mirëqenia e fëmijëve të tyre është më e rëndësishmja. Rezultati më i mundshëm është se ata do të lënë shërbimin e tyre fetar.”, tha zyrtari.

Papa Françesku pranoi në fillim të këtij viti se disa murgesha ishin abuzuar seksualisht nga klerikët. Nuk dihet nëse ky është rasti, apo murgeshat janë angazhuar me vullnet të lirë në aktivitet seksual.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *