Pas vendimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda për të lënë në burg Redjan Rrajën, avokati i këtij të fundit ka deklaruar se klientin e tij nuk e lidh asgjë me krimin dhe me makinën që u gjet në Ishëm.
Ai tha se krimin dhe se gjatë seancës i kishte hedhur poshtë pretendimet e prokurorisë.
‘Klientin tim nuk e lidh asgjë me makinën e krimit. Kontestuam provat që pretendojnë prokurorët’ – tha Besnik Çerekja.
Rraja u ndalua pas atentatit me armë te Mbikalimi i Shkozetit ku mbetën të plagosur prokurori i Durrësit, Arjan Ndoji, shoferi i tij, Andi Maloku dhe Aleksandër Laho (Pëllumb Muharremi).
Pas ngjarjes, në Ishëm u gjet i braktisur një mjet ‘Mercedes-Benz’ me targa të vjedhura, ku prokuroria pretendon se ka gjetur prova të mjafueshme se Rraja është një nga personat që ka marrë pjesë në krim.