Vendosni fjalën kyçe....

“Microsoft” provon punën katër ditë në javë, produktiviteti i punonjësve rritet me 40 %


Gjithnjë e më shumë kompani të vogla po fusin në zbatim programin e punës katër-ditore në javë. Tani rezultatet e një testi të Microsoft sugjerojnë se kjo mund të funksionojë edhe për bizneset e mëdha.

Kompania prezantoi një program këtë verë në Japoni duke mbyllur zyrat e saj çdo të premte në Gusht dhe duke u dhënë të gjithë punonjësve një ditë shtesë pushimi çdo javë.

Rezultatet ishin premtuese siç shkruan CNN: Ndërsa sasia e kohës së kaluar në punë ishte shkurtuar në mënyrë dramatike, produktiviteti i matur nga shitjet për punonjës u rrit me gati 40% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Përveç zvogëlimit të orarit të punës, menaxherët i kërkuan stafit të zvogëlonte edhe kohën që kalonin në mbledhje dhe duke u përgjigjur emailave. Ata sugjeruan që takimet të zgjasin jo më shumë se 30 minuta. Po ashtu diskutimet online janë inkurajuar si alternativë ndaj takimeve të drejtpërdrejta.

Më shumë se 90% e 2.280 punonjësve të Microsoft në Japoni, thanë se ata ishin ndikuar nga masat e reja. Duke u mbyllur më herët çdo javë, kompania ishte në gjendje të kursente edhe shpenzime të tjera, siç është energjia elektrike.

Në Japoni orari i punës mbetet një problem, pasi flitet se ka orare shumë të zgjatura dhe që në disa raste kanë rezultuar fatale për punonjësit e prekur nga sëmundje të rënda të shkaktuara nga stresi e depresioni.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *