Vendosni fjalën kyçe....

Në 35 vjet karrierë, Keanu Reeves shfaqet për herë të parë me një grua në tapetin e kuq (FOTO)


Keanu Reeves shfaqet për herë të parë me një grua për dore në tapetin e kuq. Në 35 vjet të karrierës së tij, Keanu Reeves nuk e kishim parë kurrë të kalonte me një grua në tapetin e kuq, përvec rasteve kur merre të ëmën apo motrën si shoqëruese.

Por të shtunën ai i surprizoi të gjithë, duke u shfaqur në mbrëmjen gala të LACMA Art + Film, i kapur për dore me të dashurën e tij, Alexandra Grant, një artiste nga Los Angeles.

Reeves është përfolur në media për lidhje apo flirtime me Sofia Coppola, Amanda De Cadenet, dhe Sandra Bullock, mirëpo lidhja e fundit serioze e Reeves ka qenë me Jennifer Syme. Çifti humbi në mënyrë tragjike një vajzë të porsalindur, në vitin 1999 çka solli dhe ndarjen e tyre. 18 muaj më vonë, Symes vdiq në një aksident me makinë në moshën 28 ​​vjeçare.

Reanu Reeves dhe 46-vjeçarja Alexandra Grant janë miq dhe bashkëpunëtorë në biznes prej vitesh. Historia e tyre filloi në vitin 2009, kur u takuan në një darkë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *