Prokuroria e Përgjithshme ka nisur verifikimin ndaj prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoja.
Njoftimi është vërë nga organi i akuzës që thotë se ka nisur mledhjen e të dhënave ndaj prokurorit pas fakteve të bëra publike.
‘Prokurori i Përgjithshëm znj. Arta Marku prej ditës së djeshme dt 05.11.2019 ka filluar verifikimin e fakteve të bëra publike në rastin e prokurorit Arjan Ndoja. Verifikimet konsistojnë në mbledhjen e të dhënave për shkeljen e rregullave të papajtueshmërisë me funksionin e magjistratit, parashikuar në nenin 103 shkronja“a” të ligjit 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.’ – thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Përgjithshme.
Ndoja u plagos disa ditë më parë pas një atentati ku u plagosën gjithashtu edhe shoferi i tij, Andi Maloku si dhe Aleksandër Laho. Për atentatin është ndaluar Redjan Rraja, i cili akuzohet si një nga pjesëmarrësit në krimin e rëndë.