Prokurorja me origjinë shqiptare, Buta Biberaj, është zgjedhur shefe e Prokurorisë në Loundon, Virginia.
Gara ishte e ngushtë dhe rivalja e demokrates Biberaj ishte republikania M. Nicole Wittman.
Wittman, i cili ka shërbyer si zëvendësprokurore që nga viti 2012, u betua si shefe e prokurorisë javën e kaluar, për të mbushur dy muajt e mbetur në mandatin e Jim Plowman, pas emërimit të tij në një post tjetër.
Sipas rezultateve jozyrtare, Biberaj e mundi Wittman me 2,208 vota, rreth 2 përqind të votave të përgjithshme.
Biberaj u shpreh entuziaste për fitoren dhe tha se do niste një reformë në drejtësinë penale.