Vendosni fjalën kyçe....

Sali Berisha: Shteti ka falimentuar, mësuesve u vonohet 15 ditë paga


Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se mësuesve do t’u jepet me vonesë paga këtë muaj. Berisha ka publikuar denoncimin e një mësueseje, e cila shprehet se rrogat që do duhej të shpërndaheshin me datë 1 nëntor, do të shpërndahen 15 ditë me vonesë.

“Narkoshteti falimenton! Mesuesve paga e dt 1 nentor ju shtyhet per daten
15 nentor! Lexoni mesazhin e mesuesit dixhital. sb

Doktor pershendetje! Jam nje mesues ne Tirane doja tju informoja se pagat e mesuesve qe duhet te meren ne date 1 te cdo muaji skane dale dhe sipas dr arsimore Tirane do te ndahen rreth dates 15 Nentor! Doktor kjo eshte apsurde mesuesit aty i kane syte te paga ! Ju lutem beheni publike ne respekt te mesuesve!”, thuhet në mesazhin e Berishës.

Prej disa kohësh në media, qarkullojnë lajme se ka një problem me mbledhjen e të ardhurave nga tatimet dhe nga doganat, gjë që mund të sjellë vonesa në pagesat e punonjësve të sektorit publik. Megjithatë lidhur me këtë nuk ka një konfirmim nga qeveria.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *