Presidenti polak, Andrzej Duda tha të mërkurën se polakët do të jenë në gjendje të udhëtojnë në SHBA pa vizë duke filluar nga java e ardhshme.
Duda tha se ishte njoftuar nga pala amerikane që një njoftim zyrtar gjithashtu do të bëhej të mërkurën në Uashington, raporton ‘AP’.
Presidenti vuri në dukje se ishte lajm i rëndësishëm dhe i mirë për 37 milionë njerëz në Poloni dhe rreth 10 milion polakë në SHBA.
Duda gjithashtu falënderoi presidentin e SHBA-së, Trump për përfshirjen e Polonisë në programin e heqjes së vizave.