Përkeqësimi i kushteve atmosferike ka krijuar probleme në Lezhë dhe Shëngjin.
Reshjet e dendura të shiut kanë ndërlikuar lëvizjen e automjeteve në Bulevardin e Lezhës, bllokun ”11 janari” si dhe në aksin që lidh Lezhën me Shëngjinin, të cilat janë mbuluar nga uji.
Në disa zona niveli i ujit ka arritur deri në 30 cm. Ndërkohë, stuhia e fortë ka ndërprerë energjinë elektrike në disa zona.
Dita e sotme është karakterizuar nga mot i rënduar me reshje të shumta të shiut.