Vendosni fjalën kyçe....

Shkarkimi i Kullurit, Salianji: Rasti si Rama i keqpërdor prokurorët e i flak nga sistemi


Vjen një reagim nga opozita, lidhur me rastin e shkarkimit nga detyra të prokurorit të dosjes “Babale”, Përparim Kulluri.

Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji, tha se ky është rasti i radhës që dëshmon se si kryeministri Rama pasi i keqpërdor prokurorët për interesat e veta kundër opozitës, i flak më pas nga sistemi.

“Përparim Kulluri është rasti i radhës që tregon sesi pushteti i Edi Ramës i keqpërdor prokurorët kundër opozitës dhe pastaj i flak jashtë sistemit me veting.

Njësoj si kolegu i tij, Gent Osmani, edhe Përparim Kulluri u keqpërdor nga Rama dhe Xhafaj për të shpëtuar Agron Xhafajn nga akuza e trafikut të drogës dhe për të ngritur akuzë kundër denoncuesve, opozitës, medias dhe bashkëpunëtorit të drejtësisë dhe medias për të denoncuar trafikun e drogës nga vellai i ministrit të Brendshëm. Kushdo që bën pazar me pushtetin kundër ligjit, do të mbajë përgjegjësi!
Ne nuk harrojmë!”, tha Salianji.

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *