Vendosni fjalën kyçe....

Shkelmon e vret pulën që u fut në fushë, nxirret me karton të kuq lojtari në Kroaci


Një lojtar në futbollin kroat është nxjerrë nga fusha e lojës me karton të kuq pasi goditi me shkelm duke vrarë një pulë që kishte hyrë në fushën e lojës.

Në ndeshjen mes ‘NK Jelengrad’ dhe ‘Jasenovac’ në Ligën e 2-të të Qarkut Sisak-Moslavina, kur një grup shpendësh u futën në fushë nga një fermë aty pranë.

I zemëruar, Ivan Gazdek, 23 vjeç i Jelengradit, i ndoqi pulat përpara se të shënjestonte njërën prej tyre duke e goditur e duke e vrarë në vend.

Me pendët e shpërndara në të gjithë fushën, futbollisti kap zogun dhe e hodhi rastësisht mbi kangjella përpara se të vraponte përsëri për të vazhduar lojën.

Gazdekit iu dha një karton i kuq nga gjyqtari më pas për ‘sjellje josportive’.

Lojtari më vonë i kërkoi falje pronarit të ndjerë të pulës, duke thënë se i kishte dërguar atij një zog të ri për kompensimit.

Sidoqoftë, ai tha se ishte i zemëruar për kushtet rurale johigjienike që shkaktuan shpërthimin e tij.

‘Më besoni, nuk e vrava me dashje këtë pulë. I kërkova falje pronarit me letër dhe i dërgova atij një pulë të re. Unë kam një qen, dy mace, dhe kam pasur edhe një papagall.’ shtoi Gazdek në një përpjekje të dukshme për të devijuar kritikat e mëtejshme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *