Vendosni fjalën kyçe....

Shpërthimi në Fier, arrestohet pronari i pikës së gazit


Një ditë pas shpërthimit në një pikë furnizimi me gaz në Fier, arrestohet pronari i biznesit Sokol Meçe. Sipas policisë, Meçe ka përfunduar në pranga, për shkak të sigurisë së dobët në punë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan shtetasin:

  • S.M., 62 vjeç, banues në Fier.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në pikën e furnizimit me gaz të automjeteve në fshatin Portëz, në pronësi të këtij shtetasi, ka rënë zjarrë dhe si pasojë ka pasur shpërthim, ku janë dëmtuar banesa e godina përreth.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së parë Fier, për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkelje e rregullave mbi lëndët plasëse djegëse dhe radiokative” dhe “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” e mbetur në tentativë.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Paraditen e djeshme, në pikën e furnizimit me gaz të automjeteve në fshatin Portëz, në pronësi të Sokol Meçes, ka ndodhur një shpërthim. Si pasojë e zjarrit, kanë mbetur të dëmtuara edhe disa banesa e godina përreth.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *