Vendosni fjalën kyçe....

Stoltenberg: Maqedonia e Veriut brenda disa muajsh do të bëhet anëtare e NATO-s



“Maqedonia e Veriut brenda disa muajve do të bëhet anëtare e NATO-s.”, kështu ka deklaruar sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Ndërsa fliste për kanalin televiziv ukrainas “1+1”, Stoltenberg tha: “Maqedonia e Veriut brenda disa muajve do të bëhet anëtare e NATO-s. Askush nuk mund ta imagjinonte se Polonia dhe vendet baltike do të bëhen anëtare të NATO-s, pasi të rrëzohej Muri i Berlinit”.

Stoltenberg shtoi se edhe Ukraina mund të bëhet anëtare e NATO-s. Ai premtoi se organizata do të ndihmonte Kievin për të forcuar reformat dhe modernizuar shoqërinë në mënyrë që vendi të bashkohej me aleancën.

“Të gjithë aleatët kanë vendosur që Ukraina të bëhet anëtare e NATO-s. Ne do të ndihmojmë për të kryer reformat e nevojshme në mënyrë që Ukraina të anëtarësohet në NATO dhe të modernizohet shoqëria”, tha Stoltenberg.

I pyetur nga një gazetar nëse NATO do të linte Ukrainën në “zonën gri” midis Rusisë dhe Evropës, Stoltenberg theksoi se vendi ishte një nga 40 partnerët e Aleancës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *