Vendosni fjalën kyçe....

Sulmi më i keq ndër vite në Tajlandë, vriten 15 njerëz


Kryengritës të armatosur kanë sulmuar një pikë kontrolli të sigurisë në jug të Tajlandës, në një rajon me shumicë myslimane.

Si pasojë e incidentit kanë mbetur të vrarë 15 njerëz, mes tyre edhe një oficer policie dhe shumë vullnetarë të mbrojtjes së fshatit.

Reuters” shkruan se ky ishte sulmi më i keq në vite, në rajon.

Sulmuesit në provincën e Yala-s, përdorën gjithashtu eksplozivë dhe gozhdë të shpërndara nëpër rrugë për të vonuar ndjekësit.

Kolonelit Pramote Prom-in, një zëdhënës i sigurisë tha për “Reuters”: “Kjo ka të ngjarë të jetë punë e kryengritësve. Ky është një nga sulmet më të mëdha në kohët e fundit.”

Megjithatë, nuk ka mbajtur ende askush përgjegjësi.

Një kryengritje separatiste dhjetëvjeçare në krahinat kryesisht etnike malazeze-muslimane të Yala, Pattani dhe Narathiëat u ka marrë jetët afro 7,000 njerëzve që nga viti 2004.

Popullsia e këtyre provincave, e cila i përkiste një sulltanati të pavarur musliman Malajzian përpara se Tailanda t’i aneksonte ato në vitin 1909, është 80 për qind myslimane, ndërsa pjesa tjetër e vendit është budiste.

Disa grupe rebele në jug thonë se po luftojnë për krijimin e një shteti të pavarur.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *