Vendosni fjalën kyçe....

Trafiku rrugor në Tiranë kalon në kolaps, bllokohet qarkullimi në të gjitha rrugët kryesore


Qarkullimi rrugor në Tiranë është në kolaps të plotë. Ditët e fundit dhe të sotmen, qarkullimi me makinë e aubous urban në Tiranë ka qenë thuajse i pamundur.

Vargje të gjata makinash qëndrojnë me orë të tëra në trafik duke u pamundësuar qytetarëve të mbërrijnë në destinacion në kohën e duhur.

Për më shumë se 3 orë mbrëmjen e sotme, të gjitha rrugët kryesore të kryeqytetit, ajo e Durrësit, Kavajës, Unaza në dy krahët e saj e shumë rrugë të tjera janë të bllokuara dhe ecja bëhet me milimetra.

Ndërkohë që Policia Rrugore e ajo Bashkiake janë më të fokusuara në vendosjen e gjobave ndaj mjeteve nëpër cepa lagjesh apo rrugë kryesore, trafiku mbetet në kolaps të plotë.

Faktor tjetër që mund të ketë rënduar trafikun është edhe bllokimi i njëri krah të ‘Bulevardit Zog I’, ku po kryhet rikonstruksioni nga kompania ‘Fusha’.

Duhet përmendur gjithashtu se makinat që punojnë për pastrimin e qytetit dhe mbledhjen e mbeturinave të Tiranës e kryejnë veprimtarinë e tyre gjatë ditës, gjë që nuk ndodh rëndom gjetiu.

Tjetër element që mund të ketë ndikuar në kolapsin e trafikut ëstë edhe ngushtimi i korsive të disa rrugëve nga korsitë e dedikuara për biçikletat.

Kur u zgjodh kryebashkiak i Tiranës, Veliaj, premtoi modernizimin e transportit publik nëpërmjet tramvajit. Ndërkohë që kanë kaluar 4 vjet, asgje nuk ka ndryshuar në këtë drejtim dhe transporti publik në Tiranë sa vjen e rëndohet.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *