Një 43-vjeçar është vrarë në Shkodër.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në Pult të Shkodrës ndërsa viktima është identifikuar si Gjergj Krygja.
Nuk dihen ende rrethanat në të cilat ka ndodhur krimi i rëndë.
Shkodër/ Informacion paraprak
Me datë 06.11.2019, rreth orës 11:40, në fshatin Sumë, Njësia Administrative Pult, Shkodër, në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri shtetasin Gj. K. 43 vjeç, i cili ka ndërruar jetë. Në drejtim të vendngjarjes janë nisur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.