Vendosni fjalën kyçe....

“Xhelal Rraja i dënuar në Gjermani” – Berisha publikon denoncime të tjera për të afërmit e deputetit socialist


Ish-kryeministri, Sali Berisha ka publikuar disa denoncime të qytetarëve, në lidhje me vjedhjen e 110 milionë lekëve të vjetra në Postën e Krujës, që ndodhi dy ditë më parë dhe në veçanti për drejtorin e postës, Xhelal Rraja, i cili është vëllai i deputetit Rrahman Rraja.

Ish-kryeministri nuk nguron ta quajë fisin Rraja klan mafioz. Sipas qytetarit, Xhelal Rraja, ka qenë më parë i dënuar për vjedhje në Gjermani.

MESAZHI I BERISHËS

Denoncime të reja për klanin mafioz Rraja të Edvin Mafisë! Lexoni mesazhet e qytetarëve dixhital.

Denoncohen krimet e shëmtuar të Xhelal Rrajës i cili ka qenë i dënuar për vjedhje në Shtugard në Gjermani dhe është përzënë që andej dhe banditëve të tjerë të këtij klani, terrori, vjedhja e 110 milionë lekëve në postë, gjobat masive prej 10 mijë euro për biznes, pushtimi i gjykatës, bashkisë, hipotekave etj etj..! sb

Denoncimi 1: “Prsh z.Berisha, ju lutem denoncojeni këtë mesazh për publikun e për të zgjuar drejtësinë e organet e ligj zbatimit kundër krimit në vite e të momentit. Nuk është mesazh politik e as për të akuzuar rilindjen po për të denoncuar këtë që po ndodh. Pas vjedhjes së 110 milion lekëve qëndron banda ose grupi kriminal i mbështetur direkt nga kryeministri ynë i Rrahman Rrajës dhe vllaut të tij Xhelal Rrajës, drejtor poste nga 6 vite ose drejtor i burimeve njerëzore me zyrë private për emërimet e punësimet në bashki e më gjer.

Krimet e Xhelal Rrajës nuk janë të pashkruara e as të pakta, fillojnë nga viti ’88 e deri më sot. Rrahje, dhunë, plagosje, gjobvënie, trafik droge, tentativë vrasjeje, vrasje, pengmarrje etj. Person në kërkim, i arrestuar, i liruar, i akuzuar e nën hetim etj. Sot drejtor poste me backgraund kriminal dhe ka privatizuar ose drejtues verbal i zyrës së regjistrimit të pronave dhe i Aluiznit Krujë ku Drejtor ose drejtor për fallsifikimin është vendosur Alfred Voga një jurist mashtrues i ISSKSH për shumë pensione false duke diktuar vendime gjykate.

Rojës Parruca i kanë thënë, po hape gojën do të vrasim ty e familjen. S’do bësh burg, e më gjatë do të flasim.

Z.Berisha ka 10 ditë ku shumë bizneseve në Krujë e rrethina po iu kërkohen në formë borxhi por është gjobvënie nga 10 mijë euro. Në takim u thuhet duhen 10 mijë euro. Çdo diskutim ka pasoja. Banda e familjes Rraja është e amnistuar nga çdo lloj krimi. Shteti ligjor për këtë familje nuk ekziston. Vetëm denoncimi publik mund të zgjojë ndonjë prokuror të hapi hetime mbi dosjet e vjetra që flejnë në polici a në prokurori, ose të kërkohet dëshmitar i mbrojtur.”

Denoncimi 2: Mirëmbrëma doktor Berisha, të uroj shëndet e jetë të gjatë. I nderuar zoti Berisha, dua të bëj me dije se i vëllai i deputetit Rrahman Rraja, i quajtur Xhelal Rraja që sot po bën ligjin në Shqipëri dhe është drejtor në Krujë, në vitin 1993- deri në vitin 1994 ka qënë i dënuar për vjedhje në Shtutgard, Gjermani dhe në vitin 1994 është dëbuar nga policia gjermane me ekspuls drejt Shqiperisë. Zoti Berisha këto janë njerëzit që Edvin mafija merr vota, bën qeveri e bëjnë ligjin. Kjo është e sigurtë 1000/ përqind. Të lutem anonim sepse këta janë kriminela dhe nuk duam probleme!!!”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *