Kina ka ndaluar lojërat online për të miturit në oraret e darkës, më synim për të frenuar varësinë nga këto lojëra, shkruan CNN.
Udhëzimet zyrtare të qeverisë do të zbatohen për të gjitha platformat e lojërave online që veprojnë në vend, kryesisht për “Tencent”, e cila është kompania më e madhe e lojërave në botë.
Sipas rregullave të reja, lojtarët nën moshën 18 vjeç do të ndalohen të luajnë lojëra në internet pas orës 22:00 deri në 8:00 të mëngjesit. Në ditët e javës, të miturit mund të luajnë vetëm 90 minuta, ndërsa gjatë fundjavave dhe në festa kombëtare mund të luajnë deri në tre orë në ditë.
Në masat e reja të marra nga qeveria kineze, vendosen kufizime edhe në sasinë e parave që të miturit mund të transferojnë në llogaritë e tyre të lojërave online. Lojtarët e moshës midis tetë dhe 16 vjeç mund të shpenzojnë vetëm 200 juanë (29 dollarë) në muaj, ndërsa shuma maksimale për të miturit e moshave 16-18 mund të harxhojnë deri në 400 juanë (57 dollarë) në muaj.
Kina është tregu më i madh i lojërave në botë, që përbën një të katërtën e të ardhurave globale.