Vendosni fjalën kyçe....

Kina s’humb kohë, nis punën për zhvillimin e rrjetit 6G


Pekini ka njoftuar planet për të zhvilluar teknologjinë 6G, me shpresën e çimentimit të epërsisë së tij në lidhjet ‘wireless’ teksa SHBA ka nisur një ‘kryqëzatë’ ndaj kompanive kineze për sa i përket rrjetit 5G.

Ministria e Shkencës dhe Teknologjisë së Kinës ka krijuar dy ekipe për të zhvilluar një rrjet 6G. Grupi i parë ndërlidh disa agjenci qeveritare, ndërsa i dyti bashkon më shumë se 30 ekspertë nga universitete të ndryshme, qendra kërkimore dhe korporata.

Duke folur në një takim fillestar gjatë fundjavës, zv.ministri Wang Xi, vuri në dukje se njohuritë aktuale globale mbeten në një fazë eksploruese dhe rruga e saktë për 6G është ende e paqartë. Sidoqoftë, Pekini është i vendosur të fitojë garën për të dominuar teknologjinë ‘ëireless’ dhe do të paraqesë një plan të detajuar për zhvillimin e 6G në të ardhmen e afërt.

Kompanitë kineze kanë qenë në një konkurrencë të fortë me rivalët e tyre në SHBA dhe Korenë e Jugut për të zhvilluar rrjetet 5G, të cilat do të lejojnë internet me shpejtësi edhe më të lartë dhe smartfonë më të përparuar.

Javën e kaluar, tre operatorë të mbështetur nga shteti filluan të ofrojnë shërbime ‘superfast’ 5G për konsumatorët kinezë.

Drejtori i Përgjithshëm i ‘Huawei’-t, një nga udhëheqësit në revolucionin 5G, Ren Zhengfei, konfirmoi në shtator se kompania ka filluar të punojë për rrjetin 6G shumë kohë më parë, por teknologjia është ende larg për ta realizuar.

Qeveria amerikane, ndërkohë, ka akuzuar Pekinin për përdorimin e kompanive si ‘Huawei’ për spiunazh, dhe i bëri presion aleatëve të saj në Evropë për të ndaluar kompanitë kineze nga rrjetet e tyre kombëtare 5G.

Pekini i mohon me forcë këto pretendime. Disa shtete evropiane, përfshirë Gjermaninë, nuk janë treguar shumë të bindur në ndjekjen e qëndrimit të Uashingtonit dhe nuk pranuan të ndalojnë kompaninë ‘Huawei’ të hyjë në tregun e tyre 5G.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *