Ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës, shoferi i prokurorit Arjan Ndoja, i cili u plagos në atentatin e ditës së premte.
Andi Maloku mbeti i palgosur së bashku me prokurorin Ndoja dhe Pëllumb Muaherrim në atentatin në Shkozet.
Nga plumbat e marrë në afërsi të mushkërive dhe një në shtyllën kurrizore, Maloku ndërroi jetë pas 6 ditësh në spitalin e Traumës në Tiranë.
Në atentatin e së premtes u plagosës prokurori i Durrës, Arjan Ndoja, dhe Pëllumb Muaheremi i njohur me nofkën “Rrumi”.
Deri më tani policia ka ndaluar për atentati Redjan Raja i cili rezulton të jetë nipi i deputetit socialist Rrahman Raja.
Redjan Raja u la në burg nga Gjykata pasi për të autoritetet gjetën gjurmë në makinën e dyshuar se u përdor në atentat.