Vendosni fjalën kyçe....

“Whats App” vendos të bëjë përditësimin e rëndësishëm


Një përditësim i ri i ‘WhatsApp’ do të bëjë që përdoruesit të mos shtohen më në bisedat në grup pa pëlqimin e tyre.

Karakteristika e fundit për pajisjet ‘Android’ dhe ‘iOS’ i lejon përdoruesit të vendosin nëse dikush mund t’i shtojë ata në grupe të reja.

Mund të aktivizohet përmes cilësimeve të privatësisë së aplikacionit të mesazheve, me tre mundësi tani të disponueshme për atë që është i autorizuar të shtojë në grupe: ‘Të gjithë’, ‘Kontaktet e mia’ ose ‘Kontaktet e mia përveç …’.

Ky i fundit i lejon përdoruesit të rendisin kontakte të caktuara, të cilët do të detyrohen të dërgojnë ftesë bisede në grup përmes bisedave private. Përdoruesit do të kenë tre ditë për të vendosur nëse do ta pranojnë apo jo ftesën.

Përditësimi i ri u shpërnda për herë të parë në Indi muajin e kaluar, por do të jetë në dispozicion për t’u shkarkuar për të gjithë përdoruesit e ‘WhatsApp’ nga sot në vijim.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *