Vendosni fjalën kyçe....

Zbulohet një lloj i ri i HIV-it, i pari pas 20 vitesh


Studiuesit amerikanë kanë identifikuar llojin e parë të ri të HIV-it që nga viti 2000, duke zgjeruar më tej njohuritë tona për virusin jashtëzakonisht të ndërlikuar.

Lloji i zbuluar rishtas futet brenda të njëjtit lloj pas pandemisë globale të HIV-it që nisi në vitin 1981. Në mënyrë që të shpallet një nëntip i ri, të paktën tre raste duhet të zbulohen dhe verifikohen në mënyrë të pavarur nga njëri-tjetri.

Në këtë rast, dy të parat u zbuluan në Republikën Demokratike të Kongos përkatësisht në vitin 1983 dhe 1990. Mostra e tretë u gjet më vonë në vitin 2001 si pjesë e një studimi që synonte transmetimin e sëmundjes nga nëna tek fëmija.

“Nuk ka asnjë arsye të frikësohemi apo të shqetësohemi’ – tha Dr. Anthony Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive.

‘Shumë pak njerëz janë të infektuar me këtë. Kjo është një gjë ende e largët’.

Është akoma e paqartë nëse ky nëntip vepron ndryshe nga nëntipet e tjerë të virusit, por trajtimet aktuale mund ta luftojnë atë.

‘Ky zbulim na kujton se për t’i dhënë fund pandemisë së HIV-it, ne duhet të vazhdojmë ta mendojmë këtë virus që ndryshon vazhdimisht dhe të përdorim përparimet e fundit në teknologji dhe burime për të monitoruar zhvillimin e tij,’ tha bashkëautori i studimit, Dr Carole McArthur nga Universiteti i Misurit , Kansas City.

Aktualisht, më shumë se 37 milionë njerëz jetojnë me HIV në të gjithë botën, me rreth 1.8 milionë raste të reja të diagnostikuara vetëm në vitin 2016.

Sidoqoftë, Michael Worobey, kreu i Departamentit të Ekologjisë dhe Biologjisë Evolucionare në Universitetin e Arizonës thotë se zbulimi i fundit në fakt nuk është aq i madh, duke pasur parasysh se nënlloji i ri i përket formës më të zakonshme të HIV-it që përbën afro 90 përqind nga të gjitha rastet.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *