Vendosni fjalën kyçe....

7 viktima nga reshjet e dëborës në Kashmir


Shtatë persona përfshirë dy ushtarë kanë humbur jetën pas reshjeve të dendura të dëborës në Kashmirin e administruar nga India.  

Reshjet e dëborës që filluan të mërkurën në mbrëmje kanë bllokuar rrugën, shkëputur energjinë elektrike dhe kanë shkaktuar dëme të shumta materiale.

‘Në 24 orët e fundit shtatë persona u vranë në incidente të lidhura me dëborën në të gjithë rajonin,’ tha një zyrtar i qeverisë lokale.

Autostrada kombëtare Srinagar-Jammu,  e vetmja lidhje mes Luginës së Kashmir dhe pjesës tjetër, gjithashtu është mbyllur. Zyrtarët në aeroportin e Srinagar, thanë se 32 fluturime u anuluan për shkak të motit të keq.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *