Nëntë vende të Bashkimit Evropian kanë bashkuar forcat dhe kërkuan një aviacion më të pastër në Europë, një nga mjetet e transportit më ndotëse, që ata mendojnë se nuk taksohet mjaftueshëm.
Franca, Gjermania, Italia, tre vendet e Beneluksit, Suedia, Danimarka dhe Bullgaria i kanë kërkuar Komisionit Europian të propozojë masa të reja për këtë sektor, por pa kërkuar një taksë specifike mbi ndotjen.
Kjo deklaratë, me iniciativë të Holandës dhe nënshkruar nga ministrat e Financave të këtyre nëntë vendeve, u publikua të paktën një muaj nga data e parashikuar për hyrjen në funksion të Komisionit të ri Europian drejtuar nga gjermanja, Ursula von der Leyen.
“Ne i kërkojmë Komisionit të ri Europian të avancojë debatin mbi tarifimin e aviacionit civil, përshembull përmes masave fiskale specifike ose politika të ngjashme”, shkruajnë ato.
“Në raport me mënyrat e tjera të transportit, aviacioni civil nuk përdoret mjaftueshëm”, theksojnë ato.
Kompanitë ajrore në mbarë botën janë kursyer nga taksat e larta mbi karburantin dhe lëndët e tjera djegëse.
“Çmimi i biletave të avionit për fluturimet ndërkombëtare nuk reflekton mjaftueshëm koston mesatare të emetimeve të CO2 dhe pasojave negative të transportit ajror”, konstatojnë ministrat në deklaratën e tyre.