Në një konferencë të përbashkët mes autoriteteve italiane dhe ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, janë dhënë detajet për shpëthimin e Alvin Berishës nga kampi në Siri. Por është një moment që i preku shumë të pranishmit.
Ndërsa fliste Alberto Nobili, prokurori kundër terrorizmit i Zyrës së Prokurorit Publik të Milanos, i cili e quajti një histori të bukur kthimin e Alvinit, ai dha edhe një detaj prekës që kishin mësuar nga Alvini.
Nobili theksoi: “Kjo është çështja e parë në Evropë, e një jetimi të teatrove të luftës, që u kthye në shtëpinë e tij. Nga përgjimet më kujtohet kjo klithmë e dëshpëruar e Alvinit, i cili i tha babait të tij:’Këtu nuk më lënë që të shkoj në shkollë, mami vishet si një ninxha’. Është sikur të thoshte: Ti e di babi. Unë përfundova në një botë surrealiste “. Kjo është arsyeja pse sot hapet një faqe e re, ka kaq shumë fëmijë të tjerë për të shpëtuar”.
Alvin do të kthehet në Barzago, qyteti ku ai lindi dhe ku jetoi me babanë, motrat dhe nënën e tij, Valbona, para se kjo e fundit ta dërgonte në Siri. Alvin u detyrua t’i thoshte lamtumirë shkollës, të ndryshonte emrin e tij, tani quhej Jusuf, të harronte italishten dhe të fliste vetëm arabisht.
“Në 40 vjet është hera e parë që zhvilloj një konferencë për shtyp dhe shoh vetëm buzëqeshje dhe fytyra të lumtura”, përmbledh gjenerali Giuseppe Spina, i Shërbimit të Ndërhyrjeve të bashkëpunimit ndërkombëtar, sipas gazetës italiane “Repubblica“.
Ndërsa Francesco Roça, presidenti i lëvizjeve ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe, thotë: ” Nga sot, në botë emri Alvin është emri i një shprese. Ne kemi treguar se ne si punëtorë humanitarë mund të veprojmë, të bëjmë shumë: vetëm nëse ekzistojnë vullnetet e qeverive që bashkohen. Si në këtë rast. Dhe jam i sigurt se kjo do të sjellë fryte të mira. Nëse shtetet lëvizin, fëmijët e tjerë mund të shkatërrohen nga lufta “.