Vendosni fjalën kyçe....

Ish-presidenti i Brazilit Lula do lirohet nga burgu – Urdhri i gjykatës


Një gjykatës ka urdhëruar lirimin e ish-presidentit të Brazilit, Lula da Silva, nga burgu. Ky vendim pasonatë të Gjykatës Supreme, që thotë se të dënuarit duhet të burgosen vetëm pasi të shterojnë të gjitha mundësitë e tyre të apelimit.

Të premten, gjykatësi pranoi kërkesën e paraqitur nga ekipi mbrojtës i ish-presidentit, duke e autorizuar atë të linte burgun. Da Silva tani do të jetë në gjendje të qëndrojë jashtë burgut derisa të vazhdojë procesi i tij i apelit.

Brazili ka një sistem ankesash me katër nivele, ndërsa ish-presidenti ka kaluar vetëm dy prej tyre. Në të dyja rastet ai u shpall fajtor për korrupsion dhe pastrim parash.

Masa vijon pas vendimit të së enjtes nga Gjykata Supreme e qarkut, e cila rrëzoi me një votim 6-5 vendimin e vitit 2016, i cili i detyronte kriminelët e dënuar të shkojnë në burg pasi të humbasin apelin e tyre të parë.

Tani, Gjykata vendosi që një dispozitë e tillë nuk ishte kushtetuese, pasi ligji themelor i vendit thotë se askush nuk mund të konsiderohet fajtor derisa të mbarojë procesi i duhur.

Luiz Inácio ‘Lula’ da Silva, i cili ishte presidenti i Brazilit nga 2003 deri në 2010, u dëuna me 12-vjet burg si rezultat i hetimit në një skemë të dyshuar masive të korrupsionit, e njohur ‘Car Wash’.

Ikona e socialistëve të Brazilit pretendon pafajësinë e tij, duke hedhur poshtë me ngulm të gjitha akuzat si të motivuara politikisht. Në prill të këtij viti, dënimi i Lulës u ul në tetë vjet dhe 10 muaj burg.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *