Komediani i krishterë John Crist, ka pranuar se “ka mëkatuar” dhe anuloi turin e tij të ardhshëm, pas akuzave të shumta për ngacmim dhe manipulim.
“Gjatë viteve të kaluara, gra të ndryshme më kanë akuzuar për sjellje që kanë qenë të dëmshme për to. Nuk jam fajtor për gjithçka për të cilën jam akuzuar, por ju rrëfej se jam fajtor për këtë – kam trajtuar marrëdhëniet me gratë shumë rastësisht, në disa raste edhe me pakujdesi. Sjellja ime ka qenë shkatërruese dhe mëkatare. Unë kam mëkatuar kundër Zotit, kundër grave dhe njerëzve që i dua më shumë. Unë kam shkelur vetë bindjet dhe vlerat e mia të krishtera dhe kam lënduar shumë njerëz në këtë proces.”, tha Crist pas një raporti se është akuzuar nga të paktën katër persona.
Komediani akuzohet se manipulonte gratë dhe se po përpiqej të nxiste famën e tij, përmes “marrëdhënieve seksuale me gra të martuara apo të lidhura” dhe ofronte bileta në këmbim të favoreve seksuale.
Këto raportime vijnë pasi Crist dhe këngëtarja Lauren Alaina i dhanë fund lidhjes së tyre në shtator. Me 2 milion ndjekës në Facebook dhe 1 milion në Instagram, miliona shikime në YouTube, lajmet për 35-vjeçarin kanë tronditur komunitetin e besimit.
“Më vjen keq për dhimbjen që u kam shkaktuar këtyre grave dhe do të vazhdoj të kërkoj për faljen e tyre. Unë gjithashtu kam lënduar emrin e Jezusit dhe kam kërkuar faljen e tij.”, shtoi komediani, citon Fox News.
Crist tha: “Kam kërkuar dhe marrë trajtim privatisht për luftën time pëmer mëkatin dhe varësinë time seksuale”. Ai shtoi se i është përkushtuar tërësisht shërimit të tij dhe për të arsye ka anuluar shfaqjet e planifikuara.