Vendosni fjalën kyçe....

Shpërthim në një minierë në Gjermani – 35 punëtorë bllokohen 700 metra nën tokë, dy të plagosur


Një shpërthim ka ndodhur sot në një minierë në Gjermaninë lindore,  ku kanë mbetur të paktën dy persona të plagosur.

“Deutche Welle” shkruan se edhe 34 njerëz të tjerë, punonjës të minierës, mbetën të bllokuar përkohësisht nën tokë pas shpërthimit në qytetin lindor gjerman Teutschenthal.

Disa orë pas shpërthimit, policia njoftoi se të gjithë minatorët që kishin mbetur të bllokuar 700 metra nën tokë, ishin shpëtuar nga zjarrfikësit.

Ndërsa personat e plagosur janë dërguar në spital. Njëri prej tyre ishte një shtetas polak dhe një tjetër gjerman. Sipas “Deutche Welle”, njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë.

Autoritetet lajmëruan që të gjitha punimet në minierë do të ndaleshin deri sa të sqarohej shkaku.

Sipas ndërmarrjes së minierave, rreth 100 persona punojnë në minierën në qytetin Teutschenthal.

Miniera fillimisht u mbyll në vitin 1982, por më vonë gjatë 15 viteve të fundit u rimodelua. Sot kjo minierë është një bazë me një hapësirë prej 14 kilometra katrorë, ku hidhen mbeturinat minerale.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *