Vendosni fjalën kyçe....

Të vjetra mbi 10 mijë vjet, gjenden në Meksikë eshtrat e mamuthëve gjigantë (Fotot)


Punëtorët e ndërtimit në veri të kryeqytetit meksikan, aksidentalisht zbuluan një vendqëndrim të rreth 800 eshtravenga të paktën 14 mamuthë ndërsa gërmonin një gropë plehrash. Kjo është gjetja më e madhe e këtij lloji e bërë ndonjëherë.

Instituti Kombëtar i Antropologjisë dhe Historisë i Meksikës njoftoi se kishte verifikuar mbetjet e gjigantëve të zhdukur që datojnë rreth 15,000 vjet më parë. Ata u zbuluan në gropa 2 metra të thella e 25 metra të gjera në Tultepec.

Disa nga kockat treguan prova se kufomat ishin sakatuar, që tregon se vendi mund të ketë qenë një kurth i njeriut ndaj mamuthëve.

Mamuthët kanë jetuar në tundrën e akullt të Evropës dhe Amerikës së Veriut për mijëra vjet para se të zhdukeshin në fund të periudhës së Pleistocenit 10,000 vjet më parë.

Ata vlerësohet se kanë qenë rreth 3 metra të lartë ndërsa dhëmbët e tyre mund të shkonin deri në 5 metra. Mamuthët ndajnë 99.4 përqind të gjeneve të tyre me elefantët e kohëve të sotme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *