Vendosni fjalën kyçe....

Vokshi: Veliaj mashtron sërish, nëse ka fonde tepër t’ia dhurojë familjes së Ardit Gjoklajt


Demokratja Albana Vokshi ka deklaruar se kryebashkiaku Veliaj ka mashtruar sërish për dëmshpërblimin për të cilin pretendon se e ka marrë.

Vokshi thekson në një status në Facebook se çështja është në Apel dhe ai ende nuk ka marrë asnjë kacidhe nga Vokshi dhe demokratët e tjerë me të cilët është në gjyq.

Ajo e pyet Vokshin se ku i ka gjetur fondet me të cilat ka blerë kompjuterat në shkolla ndërsa e këshillon që nëse ka fonde mjaftueshëm t’ia dhurojë ato familjes së Ardit Gjoklajt.

‘Erjon Veliaj mashtron përsëri. Erjon Veliaj gënjen për dëmshpërblimin nga gjyqi. Cështja është në apel (foto bashkangjitur), ndaj edhe nuk ka marrë asnjë qindarkë nga unë. Mund të ketë përdorur para nga taksat tona apo para korrupsioni për të bërë shfaqjen e rradhës propagandistike duke u tallur me nxënës e mësues, për të shpërndarë më pas në media, titrat e gatshme të shkruara në zyrën e tij në bashki.

Meqënëse nga unë e kolegët e mi opozitarë Veliaj nuk ka marrë asnjë qindarkë, ai sot të bëjë transparence e të tregoje nga cilat fonde i ka blerë apo kush ja ka financuar kompjuterat që shpërndan nëpër shkolla? E nëse ka fonde mjaftueshëm, do t’i sugjeroja t’ja dhurojë ato familjes së Ardit Gjoklajt.’ – shkruan Vokshi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *