Vendosni fjalën kyçe....

“Fusha” fiton një tjetër tender në Vlorë


Kompania Fusha është shpallur fituese e tenderit për segmentin e dytë Shëtitorja e Vlorës segmenti deri tek Tuneli, shkruan ‘Open Data Albania’.

Njoftimi i fituesit është bërë javën e fundit ndërsa gara nga Fondi Shqiptar për Zhvillim është shpallur në muajin Gusht 2019.

Vlera e ofertës fituese është 385.173.305 lekë. Sipas ‘ODA’, në tender morën pjesë 6 kompani shqiptare dhe procedura është shënuar nga sistemi për Prokurime Transparente si tender me risk ‘Flamur të Kuq’ pasi janë skualifikuar 3 konkurentë edhe me ofertë më të ulët.

Shiko pasaportën: http://openprocurement.al/sq/albaniandf/view/id/241

‘Fusha shpk’ ka fituar edhe tendera të tjera për rikonstruksion bulevarde dhe shëtitore të shpallura nga Fondi Shqiptar për Zhvillim si:

  1. Vazhdimi i Shëtitores së Vlorës
  2. Shëtitorja ‘Naim Frashëri’ në Sarandë
  3. Rikonstruksion i Bulevardit Vlorë
  4. Ndërtim i Shëtitores ‘Mak Albania’, Golem, Kavajë
  5. Rehabilitim i Gjelbërimit anësor dhe hyrje dalje në qendrat e banuara në segmenti Levan-Kakavijë
  6. Ndërtim i Shëtitores së Sarandës.

Pasaporta e kësaj shoqërie është e përditësuar të Open Corporates Albania: http://www.opencorporates.al/sq/nipt/j61922018s

Ndërsa Lista e kontratave më Fondin Shqiptar për Zhvillim është publikuar tek Open Procurement Albania: http://openprocurement.al/…/al…/list/corporate_id/J61922018S


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *