Vendosni fjalën kyçe....

Përshkallëzohen protestat në Irak, policia qëllon për vdekje 4 demonstrues


Të paktën katër protestues u vranë dhe shumë u plagosën në përleshjet me forcat e sigurisë në kryeqytetin e Irakut, Bagdad, pasi demonstratat kundër korrupsionit të qeverisë dhe dështimit për të siguruar kushte më të mira jetese për irakenët u përshkallëzuan.

Numri i të vdekurve dhe të plagosurve të shtunën u raportua nga zyrtarë mjekësorë dhe ata të sigurisë, të cilët folën para gazetarëve në kushte anonimiteti. Tre nga të vdekurit u qëlluan nga policia kurse i katërti vdiq pasi u godit në kokë me një bombol gazi lotsjellës.

Të shtunën në mëngjes, forcat e sigurisë duke përdorur municione të vërteta larguan demonstruesit nga tre prej urave kryesore mbi lumin Tigër, duke i shtyrë protestuesit të ktheheshin më tej nga Zona e Gjelbër, e cila ka qenë një pikë qendrore e trazirave që kur ato filluan një muaj më parë. Disa demonstrues raportohet se hodhën kokteje molotovë gjatë përleshjeve.

Kryeministri i Irakut Abdul Mahdi lëshoi ​​një deklaratë duke u bërë thirrje protestuesve që të kthehen në jetën normale, ndërsa pranoi gabimet e policisë e dhe premtoi hetime për vdekjen e demonstruesve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *