Vendosni fjalën kyçe....

Presidenti kthen në Kuvend ligjin për “Korporatën e Investimeve Shqiptare”


Presidenti i Republikës Ilir Meta ka rikthyer për shqyrtim në Kuvend ligjin nr 71/2019 për “Korporatën e Investimeve Shqiptare”.

Qëllimi i ligjit nr.71/2019 është i paqartë, subjektiv dhe nxjerrja e kësaj norme të re ligjore është e pajustifikuar objektivisht. Krijimi i një subjekti tregtar nëpërmjet një ligji të veçantë krijon premisa për cenim të “parimit të barazisë përpara ligjit”, “lirisë së veprimtarisë ekonomike dhe nismës së lirë” parime këto që gëzojnë mbrojtje të veçantë nga Kushtetuta në nenet 11 dhe 18”-thuhet në arsyetimin e Presidencës.

Më tej Presidenti i Republikës vlerëson se miratimi i ligjit nr. 71/2019 “Për Korporatën e Investimeve Shqiptare” është një nismë ligjvënëse e pajustifikuar sepse qëllimi i Këshillit të Ministrave dhe Kuvendit të Shqipërisë për krijimin e Korporatës së Investimeve Shqiptare si shoqëri aksionare, mund të realizohet me normat ligjore aktuale në fuqi dhe nxjerrja e ligjit nr. 71/2019, nuk vjen as si nevojë e plotësimin të ndonjë vakumi ligjor të evidentuar, dhe as për ndreqjen e legjislacionit ekzistues.  

Bazuar në këtë konkluzion mund të arrihet në vlerësimin logjik se qëllimi real i Këshillit të Ministrave, i pranuar nga Kuvendi, në nxjerrjen e ligjit nr.71/2019, nuk ka qenë vetëm krijimi i Korporatës së Investimeve Shqiptare si shoqëri tregtare aksionare, por trajtimi i kësaj shoqërie me një legjislacion të veçantë duke i dhënë asaj një karakter dominues në treg dhe duke e veshur atë apriori me pushtet vendimmarrës të njëjtë me atë të një agjencie/institucioni publik shtetëror. 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *