Presidenti i Republikës Ilir Meta në kujtim të ditës historike të rënies së Murit të Berlinit ka dhënë një mesazh duke e adresuar drejt lirisë dhe të drejtave të njeriut.
Meta shprehet se këtë atë duhet ta kujtojmë për të mbrojtur vlerat e lirisë dhe shtetit të së drejtës.
“Rikthimi 30 vjet më parë, i lirisë, shtetit të së drejtës dhe të drejtave të njeriut në gjysmën e shtypur të Europës, na kujton sot se duhet të ruajmë dhe të mbrojmë këto vlera për të mos u kthyer kurrë më në ato kohë!”-shkruan Meta.