Një 34-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia në Shkodër pasi iu gjet në makinë një armë zjarri pa leje.
34-vjeçari me iniciale E.P banues në fshatin Mali Kolaj, Shkodër u ndalua nga uniformat blu dhe pas kontrollit iu gjet pistoleta tip “Walther”.
Njoftimi i policisë:
Shkodër- Kontrolle për kapjen e personave që qarkullojnë me sende të kundraligjshme.
Kontrollet nga shërbimet e forcës së posaçme “Shqiponja” në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër.
Kapet dhe arrestohet në flagrancë një 34-vjeçar i cili qarkullonte me armë zjarri pa leje.
Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë model “Ëalther” me 15 fishekë.
Shërbimet e forcës së Posaçme “Shqiponja” në DVP Shkodër në bashkëpunim shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, kanë ushtruar kontrolle për kapjen e personave që qarkullojnë me sende të kundraligjshme. Gjatë kontrolleve të ushtruara, falë dhe informacioneve të marra në rrugë operative u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
– E. P. 34 vjeç, banues në fshatin Mali Kolaj, Shkodër.
Arrestimi i tij u bë, pasi shërbimet policore kanë ndaluar për kontroll mjetin tip “Benz” me të cilin ky shtetas po qarkullonte dhe gjatë kontrollit të ushtruar i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë model “Ëalther” me një krehë me 15 fishekë.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale të “Armëmbajtje pa leje”.