Një qytetare franceze, Valentine Monnier, ka akuzuar regjisorin Roman Polanski se e ka përdhunuar në vitin 1975. Fotografe, artiste dhe ish modele në New York, gruaja ka vendosur të rrëfejë se është përdhunuar, në një kompleks skish në Gstaad, në Zvicër. Polanski ‘më goditi me grushte deri në momentin që unë nuk bëra dot më rezistencë. Pastaj më përdhunoi, duke më bërë të përjetojë gjithçka. Isha vetëm 18 vjeç’.
Pasi kërkoi shumë herë mbështetje nga personalitete si Brigitte Macron apo ministrja Marlene Schiappa, Monnier shkroi një tekst: ‘Në 1975 u përdhunova nga Roman Polanski. Nuk kisha asnjë lidhje me të, as personale as profesionale dhe sapo e kisha njohur’.
Pasi mori gjithmonë përgjigje evazive apo impotencë nga ana juridike për shkak të përshkrimit të fakteve, ajo vendosi të tregojë gjithçka për të përditshmen ‘Le Parisien’.
‘Vonesa në reagim-ka pranuar gruaja-nuk do të thotë që e kam harruar. Ai moment nuk harrohet asnjëherë, bëhet fantazmë dhe të ndjek, të ndryshon fshehtazi’.
Polanski, 86 vjeç, është dënuar në 1977 për përdhunimin e minoreneve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vend në të cilin nuk mund të hyjë më. Bashkëshortja e tij Sharon Tate u vra nga Charles Manson në 1969 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, teksa ishte shtatzënë. Aktualisht regjisori jeton në Francë me gruan e tij të fundit artisten Emmanuelle Seigner, me të cilën ka dy fëmijë.