Skënderbeu ka mundur të marrë një fitore në Ballsh ndaj Bylist me rezultatin 2-3.
Në këtë sfidë ballshiotët humbën një penallti me anë të Isli Hidit por në mbarim të sfidën së parë korçarët me Krasniqin nuk gabuan nga pika e bardhë duke e mbyllur në avantazh.
Në pjesën e dytë Ballashi dominoi duke shënuar dy gola një në minutën e 78’ me Goxhajn dhe një në minutën e 83 me Murataj.
Golin e barazimit për “ujqërit e dëborës” do e shënonte devi Bregu në dy minuta më vonë në të 85 dhe në fund Gripshi do vuloste sfidën me golin e shënuar në minutën e 88’.
Në sfidën tjetër Luftëtari barazoi pa gola ndaj Teutës në takimin e luajtur në Gjirokastër.
Pas tre sfidave të luajtura në këtë javë Skënderbeu ngjitet në vendin e 6, Bylis mban vendin e dytë ndërsa Teuta në vendin e 5 dhe Luftëtari në vendin e parafundit.