Zhvillimi i teknologjisë ka sjellë ndryshime të mëdha në shumë fusha. Njëra prej tyre është transporti i mallrave.
Kështu një kompani dërgon pako të ndryshme apo furnizime me anë të mjeteve pa shofer duke përdorur teknologjinë. Kompania ‘Kroger’ e ka nisur shërbimin e saj në Arizona, SHBA.
Mjeti pa shofer ecën në rrugët normale të trafikut dhe i sjell porositë tuaja drejt e në derë.
Porosia mund të bëhet online me anë të telefonit apo kompjuterit dhe gjithçka duhet të bëni është të prisni pak deri në mbërritjen e saj.