Vendosni fjalën kyçe....

Trajneri i ri i Bajernit të Mynihut, Rumenige e Venger takohen të dielën


Ish-shefi i Arsenalit, Arsene Venger, do të bisedojë me drejtuesit e Bajernit të Mynihut javën tjetër.

Venger, 70 vjeç, i tha ‘Bein Sports’ se ai po planifikon të flasë me shefin e klubit bavarez, Rumenige, pasi kampionët e Bundesligës shkarkuan Niko Kovaç më herët këtë javë.

‘Ne vendosëm së bashku do të flasim javën tjetër, sepse unë jam në Doha deri të dielën.  Rumenige më pyeti nëse do interesohesha për Bajernin pasi ishin duke kërkuar trajner. Unë i thashë se nuk kam ndonjë mendim në lidhje me të dhe se do më duhet të mendohem ca kohë.’

Venger kaloi 22 vjet në krye të Arsenalit, duke fituar tre herë Premier League dhe Kupën FA në shtatë raste, para se të largohej në fund të sezonit 2017-18.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *