“Vdekja e ish-presidentit egjiptian Morsi, vrasje e miratuar nga shteti” – Kombet e Bashkuara


Vdekja e ish-presidentit egjiptian, Mohamed Morsi, në fillim të këtij viti duket si një ‘vrasje arbitrare’ në duart e shtetit, tha të premten zyra e Kombeve të Bashkuara.

‘Vdekja e Morsit pasi i duroi ato kushte mund të ishte një vrasje arbitrare e sanksionuar nga shteti,’ tha Agnes Callamard, raportuesja e posaçëm e Kombeve të Bashkuara për vdekjen e Morsit më 17 qershor të këtij viti.

Agjencitë shtuan se kushtet e papërshtatshme të burgut mund të rrezikojnë mijëra të burgosur të tjerë.

Ekspertët për të drejtat e njeriut thanë se Morsi, presidenti i parë dhe i fundit i zgjedhur në mënyrë demokratike në Egjipt, ishte vendosur në izolim 23 orë në ditë.

“Ai nuk lejohej të shihte të burgosurit e tjerë. Ai u detyrua të flinte në një dysheme betoni me vetëm një ose dy batanije për mbrojtje. Atij nuk iu lejohej leximi i librave, revistave apo dëgjimi i radios,’ shtoi zyra. Sipas ekspertëve, kur Morsi vuante për shkak të problemeve të tij shëndetësore, autoritetet mohuan ta ndihmojnë atë.

‘Morsi iu mohua kujdesi e mjekimi për diabetin e tij dhe presionin e lartë të gjakut. Ai humbi shikimin në mënyrë progresive në syrin e tij të majtë, kishte koma të përsëritura diabetike dhe u venit vazhdimisht. Nga kjo, ai pësoi prishje të ndjeshme të dhëmbëve dhe infeksione të mishit të dhëmbëve,’ shtuan ata.

Ekspertët thanë se mijëra të arrestuar të tjerë mund të jenë në rrezik të madh për shkak të kushteve të vazhdueshme brutale në burgje.

Ekspertët vunë në dukje se të burgosurit po vriten në mënyrë efektive nga kushtet në të cilat mbahen dhe mohimi i trajtimit mjekësor.

Gjykata egjiptiane kishte dënuar me vdekje 75 persona dhe 47 me burg të përjetshëm pas protestave të udhëhequra nga Vëllazëria Myslimane në vitin 2013.

Mohamed Morsi u bë kreu i parë i shtetit të zgjedhur në mënyrë demokratike në historinë egjiptiane duke fituar zgjedhjet e para presidenciale pas revolucionit në vitin 2012.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *