Kumarxhinjtë në Rusinë e shekullit të 17-të kishin gjetur një mënyrë krijuese për t’iu shmangur ndëshkimit pas ligjeve të rrepta të vendit kundër lojërave të fatit.
Cari Alexis (i cili sundoi në vitet 1645-1676) i bëri lojërat e fatit të ndëshkueshme duke vendosur si një nga masat ndëshkimore edhe prerjen e veshëve të lojtarëve.
Sipas një zbulimi të ri, entuziastët e lojërave shpiknin hile për të mos u kapur nga ligji. Një metodë e tillë u zbulua nga arkeologët në Rajonin Pskov, afërsisht 620 km në perëndim të Moskës.
Studiuesit gjetën në një ambient nëntokësor një stol prej druri, i cili kishte paraqitjen e një loje me tabelë, e ngjashme me shahun, e cila gjithashtu ishte e ndaluar.
“RT” shkruan se në rast të një sulmi në “kazinon nëntokësore”, lojtarët mund ta fshihnin lojën shpejt thjesht duke u ulur në stol. Ose duke e mbuluar atë me një leckë, siç sqaroi Qendra Arkeologjike e rajonit.